Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tona ka pasur 7 persona të tjerë të inféktuar me Covid-19. Në Tiranë 5 raste, në Kukës një rast dhe në Krujë një rast. Kështu numri i të inféktuarve në vendin tonë ka shkuar në 789.

Dr. Eugena Tomini, Instituti i Shëndetit Publik

Si çdo ditë, Ju informojmë për situatën e deritanishme të përhapjes së COVID19 në vendin tone.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 171 persona të dyshuar me COVID-19 nga veriu në jug dhe vetëm në tre bashki kemi të prekur, ku përkatësisht në Tiranë kemi 5 persona që kanë rezultuar positive, 1 rast në Krujë dhe 1 rast i importuar në Kukës i evidentuar në qëndrën karantinë të këtij rajoni.COVID-19/ Eugena Tomini: Në javët e ardhshme do të kemi pikun e ...

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 789 qytetarë. Prej tyre janë 519 të shëruar.

Duke parë të dhënat, momentalisht situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme.

Kalimi i zonave aktive në zona jo aktive për COVID19 ka zgjeruar hartën e të shëruarve në gjithë vendin.Hapet urgjenca e re e infektivit në QSUT, Manastirliu ...

Aktualisht në vendin tonë janë 239 pacientë aktivë me COVID19 dhe pjesa më e madhe prej tyre po ndìqen nga mjeku i familjes ose janë asimptomatikë, ndërsa momentalisht në dy spìtalet COVID, në spitalin infektiv dhe spìtalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 31 pacìentë (11.4%) dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive.

Ky është një tregues i rëndësishëm që evidentoi faktin që masat e marra kanë bërë të mundur që sistemi shëndetësor të mos mbingarkohet dhe të përballojë me sukses rastet të cilat kanë pasur nevojë për trajtim të specializuar në spìtale.

Deri tani 31 qytetarë e kanë hùmbur betejën me këtë sëmùndje, megjithëse përpjekjet e stafit mjekësor.

Pavarësisht se nga e hëna do të ketë një lehtësim tjetër të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale.

Është shumë e rëndësishme të respektohen këto masa, pasi deri në momentin që nuk kemi një vaksìnë apo trajtim të përcaktuar dhe për këtë vigjilenca duhet të jetë maksimale. Të moshuarit apo dhe qytetarët me sémundje kronìke duhet të vazhdojnë të komunikojnë me mjekun e familjes për recetat me rimbursim, duke evituar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me institucionet shëndetësore, përvec rasteve kur është e domosdoshme.

Për pyetjet që mund të keni për sémundjet kronìke apo COVID19 ju lutem telefononi në linjën e gjelbër 0800-40-40. Por nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 duhet të telefononi numrin e urgjencës 127.Vendoset perimetri i sigurisë tek Urgjenca e Infektivit në QSUT ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!