Këngëtarja Çiljeta Xhilaga u ka kërkuar të gjithë të rinjve që sot, me rastin e Natës së Kadrit, të falen!

Tashmë një besimtare e devotshme muslimane, Çiljeta zbuloi për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, se gjatë këtij muaji ka agjëruar.

Këngëtarja tregoi lutjet që thotë gjithmonë kur vendos kokën në sexhde, e që lidhen kryesisht me familjen e saj!Çiljeta mbulohet për Ramazan (FOTO) | Iliria News Agency

“Është një natë që nuk duhet humbur sepse ne e presim gjithë vitin që të vijë. Edhe ato që nuk dinë të falen, sugjeroj të rinjtë të vendosin sot kokën në sexhde (pjesë e riteve fetare islame) dhe të luten, sikurse dhe një bismilah. Dëgjoj shumë të rinj që thonë jo po s’di të falem dhe është e vështirë për të mësuar rekatet e namazit. Lutjet kryesore që unë them, janë që të kem një fëmijë të mirë, të jemi mirë me shëndet dhe të na ruaj Zoti nga çdo gjë e keqe”.

Në tetor të vitit që lamë pas Çiljeta fshiu edhe tatuazhin në formë kryqi në këmbën e saj duke iu përkushtuar tërësisht fesë muslimane. Por ajo tha se nuk u bë papritur muslimane, pasi ka 10 vite që agjëron dhe kështu ka qenë gjithmonë:

“Nuk është se kam ndryshuar unë kështu kam qenë gjithmonë, kam kuptuar që ne jemi në dorën e Zotit, jemi kalimtarë, ta kalojmë ditën duke qeshur. Sa më shumë të jenë njerëzit me namaz, aq më mirë do të ishte. Unë kështu kam qenë prej vitesh, nuk është hera e parë që agjëroj, kam 10 vite që e bëj”, u shpreh Çiljeta.Çiljeta myslimane e devotshme, ja çfarë bën kur thërret ezani ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!