Është folur shumë për listën e atyre artistëve që firmosën duke rënë dakord për ndërtimin e një Teatri të Ri Kombëtar. Janë përfolur emra të mëdhenj nga Robert Ndrenika e deri të Luftar Paja, madje edhe vetë kryministri ka bërë publikë disa emra sipas të cilit, kanë qenë pro ndërtimit të një teatri të ri.
Por pavarësisht se është abùzuar shumë me emrat e tyre, të gjithë jemi kuriozë të dimë se çfarë thonë sot këta artistë, një ditë pas prìshjes së paprecedent të një Teatri historik të ndërtuar prej viteve ’40! Si u ndjenë kur panë fadromat që prishnin shtëpinë e artistëve shqiptarë ndër vite?
Alfred Trebicka është një nga ata emra që iu shtua peticionit të artistëve që kërkonin një godinë të re teatri. Por sot ai nuk e ka të lehtë të flasë. I pyetur nga Panorama për mënyrën sesi u zhvillua ngjarja dhe imazhet trònditëse të Teatrit, ai thotë se “ishte e réndë në pamje”.Sa i përket agrésivitetit e dhùnës ndaj kolegëve, gazetarëve, tròditjet që ata rréfenin teksa fadroma shkundte Teatrin e tyre me ta brenda, e mandej shoqërimin në komìsariat, thotë se nuk është në dijeni.
“Nëse është bërë një gjë e tillë, është e gabuar, nuk e di s’kam informacion”, shton më tej.
“Çfarë impakti, e tmérrshme është, që të shémbet një godinë. Po më pyet mua a më dhemb shtëpia ime?!”, shton më tej.
Më tej, Luftar Paja, Altin Basha, Spiro Duni e të tjerë artistë që morën përsipër të firmosnin peticionin e shémbjes së Teatrit Kombëtar, në emër të një godine të re, nuk kanë reaguar.
Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, gjithashtu hesht. Aktori e regjisori Artan Imami, nuk dëshiron të prononcohet.
“Nuk prononcohem, – thotë, – është një situatë e tillë, që nuk do të doja të bëhesha pre e zemërimit të njerëzve”.
Emri i Robert Ndrenikës ishte i pari në peticionin e shpërndarë mbrëmjen e 15 majit, por aktori në një deklaratë për mediat, e ka mòhuar të ketë firmosur.
“S’është për shémbjen e Teatrit, e ke gabim. Unë kam vënë një firmë se dua të ndërtohet një Teatër i ri bashkëkohor,(në vend të atij që është) mirë mbase gjejnë një vend më të mirë e ta bëjnë atje, si të doni”, u shpreh ai.
Dhe me sa duket, nuk është i vetmi që kundërshton të ketë firmosur shémbjen. Po aq e befasuar, prej këtij peticioni të ri u shpreh dhe aktorja Ema Andrea, e cila e kontaktuar nga “Panorama” , tha se fjalën e tyre, së bashku me kolegët, e kanë thënë në shkurt, por për peticionin e ri s’ka asnjë informacion.
Aktorja tregoi më tej se qëndrimi i saj ishte për një Teatër të ri, por për këtë nuk ishte domosdoshmëri shémbja e godinës, siç thuhej, edhe në emër të saj në peticion.
“E dua një të ri, për të rinjtë, se unë nuk kam më kohë. Por, sipas meje, me këtë punë nuk kanë pse merren artistët. Nëse ata pyeten a duan një shtëpi të re, sigurisht që do thonë se e duan një të tillë”, u shpreh aktorja.