Pas dy vitesh débat dhe protésta mes artistëve, bashkisë e qeverisë më në fund është marrë vendimi në lidhje me fatin e Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme Këshilli i Ministrave vendosi që godina e Teatrit Kombëtar të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Përpos godinës, bashkia do të ketë në pronësi edhe sipërfaqen e tokës rreth tij. Kjo do të thotë që bashkia tanimë do të ketë mundësi për të ndërtuar një godinë të re me standarde e kushte bashkohore.

Vendimi thekson se bashkia e ka të ndaluar të ndryshojë “destinacionin e pasurisë të përcaktuar për ndërtimin e Teatrit Kombëtar, ta tjetërsojë atë si dhe t’ia jap në përdorim palëve të treat”.Teatri Kombëtar shkon në Evropë, Rama jo - Telegrafi

“Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin “TeatriKombëtar”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqinde njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, me qëllim ndërtimin e një godine bashkëkohore dhe me standarde të Teatrit Kombëtar, në konsultim me të gjitha grupet e interesit, sipas hartës kadastrale që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë në përdorim të tretëve.

Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa edytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fùqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, është ky vendimi i qeverisë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!