Këngëtari nga Shkodra, Bujar Qamili ka treguar së fundmi koncertin që ka zhvilluar në rrugët e qytetit, për t’u hequr njerëzve stresin e karantinimit.
Në një lidhje me Skype, në emisionin “Kafe Shqeto”, Qamili tha se ky koncert ka lënë përjetime të mëdha tek ai.
Më tej, këngëtari u shpreh se në këtë periudhë i është dedikuar tërësisht familjes së tij.
“Vazhdojmë të qëndrojmë në shtëpi. në shkodranët e morëm kthesën tani, edhe pse pak me vonesë. E kam përjetuar shumë këtë koncert, ishin spektatorë të jashtëzakonshëm. Këtë kohë u jam dedikuar edhe familjarëve, raporton syri.net.
Kjo është një gjë e mirë. Unë kam të paktën që nga vitet ’90 që nuk qëndroj në shtqëpi, të shunë e të dielë. kësaj radhe kam qëndruar aq shumë saqë edhe gruaja më ka thënë që atë këngën “Kur më rri karshi”, mos ma këndo, se me kë ardhur në maj të hundës,”– tha këngëtari.
https://www.facebook.com/syrimedia/videos/249320609514653/
Në një skenë të improvizuar dhe të ngritur në mes të Shkodrës Bujar Qamili këndoi disa këngë të njohura shkodrane teksa duatrokitej nga banorët që ishin në dritare apo ballkonet e tyre.
E në lidhje me këtë eksperiencë të tij ai u shpreh në ‘Kafe Shqeto’:
‘Të jem i sinqertë ai koncert që unë dhashë në Shkodër në sheshin kryeson si i themi ne Parruc ishte koncerti i parë i atij lloji dhe për mua do të mbetet si një nga evelimentet më të rëndësishme e të gjithave koncerteve të miat që kam dhënë gjatë gjithë kohës. Unë jam mësuar me një auditor jashtëzakonisht të madh dhe nuk e kisha provuar kurrë një koncert të tillë pa spektator dhe në mes të rrugës. Sepse e veçanta e artistit është se duhet të ketë një skenë. Ishte shumë vështirë po më krijuan mundësitë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe pasi kishte spektator dyfish nga koncertet e mia të tjera.Një spektator i mrekullueshmë që duatrokiste’.
Ndërsa përsa i përket koncertit të dytë dhënë në azilin e pleqve në Shkodër ai u shpreh se ishte një emocion shumë i jashtëzakonshëm.
‘Po të them të drejtën ishte një koncert i bukur në azilin e pleqve. Ishte një emocion i jashtëzakonshëm sidomos në momentin kur u shfaqa për të kënduar pasi u çuan të gjithë nga karrriget duke kërcyer madje një moment harruam dhe u bëmë të gjithë bashkë por pastaj ruajtëm distancën. Ata u kënaqen jashtëzakonisht shumë , me të vërtetë ishte bukur.’ rrëfeu Bujari.