Këngëtarja e njohur Besa Kokëdhima shpeshherë përflitet për ndryshimet e saj në fytyrë dhe në fakt ajo nuk e ka aspak pròblem që ta pranojë.

E ftuar mbrëmjen e kësaj të hëne tek “Kùrthi i Piter Pan”, ka qenë vetë Alketa Vjesiu që ia ka vënë në pah që në fakt duket shumë ndryshe dhe Besa nuk e ka mohuar që ka ndërhyrë në fytyrën e saj.

“Është e pashmangshme, nuk paragjykoj asnjë. Përpiqem të mbajë balancën mes asaj që është natyrale tek unë dhe standardit të bukurisë që kërkohet apo pres nga vetja”, u shpreh këngëtarja.  Besa ndër të tjera nuk iu është shmangur pyetjeve nga fëmijë në lidhje me princin e kaltër.Ke ndër mend të bësh një bebe?', Besa Kokëdhima tregon kur do të ...

Ajo tregoi se në fakt propozime ka marrë shumë, por nuk beson tek princi i kaltër. Besa Kokëdhima u shpreh se “vajzat janë vetë héroina, kështu që nuk kanë nevojë ta ndiejnë gjithmonë nevojë për t’u shpëtuar nga princi”.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për marrëdhënien me Elvana Gjatën, e cila tashmë është konsoliduar në një miqësi prej një dekade.

“Elvana është shoqja ime më e mirë, është këngëtare e jashtëzakonshme, por nuk është shoqja ime vetëm për këtë. Shoqëria jonë daton herët, që nga viti 2010. Ajo është besnike, e çiltër, e dashur, ka sens humori, ka kualitete të jashtëzakonshme”, tha Besa.Besa i hyri sherreve për të, urimi i Elvanës për shoqen s'mund të ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!