Banka e Shqipërisë ka bërë me dije se ekonomia në vend ka nevojë të fuqìzohet me kartëmonedha të reja.
Duke qenë se pandemia ka shkaktuar një rënie të ndjeshme të ekonomisë, Banka e Shqipërisë thotë se tashmë është koha për t’u shtypur lekë të reja në mënyrë që të rritet kapaciteti i kartëmonedhave.
Kjo është një masë që Banka e Shqipërisë e mendon si efikase për të kaluar krìzën e shkaktuar nga pandemia dhe sipas tyre kjo do të ndihmojë ekonominë e vendit të stabilizohet.
Në impakt të parë, lajmi se do të printohen lekë të reja na gëzon të gjithëve, me idene se kjo do të zgjidhë gjithçka, por jo!
Ky është thjesht një iluzion, pasi kjo mund ta réndojë edhe më shumë situatën.
Një veprim i tillë i bërë në mënyrë të pakujdeshshme, mund të na çojë në inflacion.
Inflacìoni është rezultat i sasisë së lartë të parave në qarkullim me të cilat njerëzit kërkojnë të blejnë të mira që janë tejet të pakëta. Kjo për pasojë sjell dhe rritjen drastike të çmimeve në treg.
Frika për rritjen e çmimeve nis me mbylljen e përkohshme apo falìmentimin e bizneseve prodhuese.
Megjithatë, sipas një grupi ekspertësh të ekonomisë, gjasat janë që për momentin nuk do të përballemi me një rritje drastike të çmimeve, sepse paralìzimi i aktiviteteve ekonomike jo vetëm ka ndërprerë veprimtarinë prodhuese, por edhe mundësitë e konsumatore për të shpenzuar.