Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq të Korçës, teksa i ati 37 vjeç i kërkon të kryejnë marrëdhënie séksuale të bijës 18 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vloçisht, ndërsa sot është zbardhur biseda trondtëse mes babait dhe vajzës.
Ka qenë “BalkanWeb” që ka bërë zbardhjen e audios ku i ati dëgjohet që i thotë vajzës për të kryer marrëdhënie séksuale sepse nuk i kontrollon dot ndjenjat. Ai vazhdonte duke thënë se askush nuk do ta marrë vesh, nëse ndodh gjë.
Më poshtë disa nga momentet e bisedës:
Babai: Vetëm 1 here, do ndihesh mirë
Vajza: Ti je babai im
Babai: Dakord që jam babai yt, po kjo është ndjenje
Vajza: Nesër flasim
Babai: E di me babi e di, flasim kur të duash, por këto janë ndjena, ndjenjat nuk komandohen.
Vajza: Ndjenjat do ti komandosh aty ku duhen jo aty ku nuk duhen.
Babai: …..
Vajza: Nuk duhet te flasësh me mua për budallëqe
Babai: Jo nuk është, është gjë e zotit ajo
Vajza: Edhe c’lidhje ka me mua?
Babai: Jo nuk ka lidhje por që ta dish
Vajza: Mos fol budallëqe ik fli gjumë
Babai: Vetëm një herë
Vajza: Po ti je babai im
Babai: E di por është ndjenjë
Vajza: Je në vete o ba, po më ke evlat, je në terezi?
Babai: Ndjenjat nuk komandohen, pastaj kush do e marrë vesh?
Dénoncimi në polìci është bërë ditën e djeshme dhe ka qenë vetë vajza që ka regjistruar të gjithë bisedën me të atin, i cili i kërkon të kryejnë marrëdhënie séksuale. 18 vjeçarja është shprehur para hetuesve se i ati është i varur nga alkòoli e dròga dhe se në shumë raste ai ka kërkuar marrëdhënie séksuale. Vajza momentalisht jeton me nënën te gjyshja në Korçë, pasi çifti është në prag dìvorci.