Arilena Ara ka kujtuar të atin e ndjerë në ditën e tij të lindjes!
Këngëtarja shqiptare e ka hùmbur babanë e saj dhe i ka kushtuar edhe këngën e saj më të suksesshme të titulluar “Nëntori”, një baladë rrëqéthése që mori famë ndërkombëtare.
U bënë vite që Arilena nuk ka pranë të atin dhe sot më shumë se kurrë, në ditëlindjen e tij ajo ka treguar se ia ndjen mungesën. Ajo ka publikuar një letër ku shihet një dedikim për të atin, i shkruar me shkrim dore.
“Kurrë s’do ndàhem nga ti babi dhe të dua shumë”, shkruhet në letrën e publikuar nga Arilena, e cila bën edhe një urim special: “Gëzuar ditëlindjen në parajsë babi”!
Por në foton e publikuar shohim edhe një shkrim tjetër që është i të atit të Arilenës, të cilin e ajo e ruan si një thesar: “Faleminderit bija ime Arilena! Shumë faleminderit babi!”
Këngëtarja ka thënë edhe më herët që, edhe përse ai nuk është më, ajo nuk e nis ditën pa i thënë mirëmëngjes dhe nuk i mbyll kurrë sytë pa i thënë natën e mirë.
Ndërsa pritej që të shënonte suksesin e radhës në Eurovizion, Arilena nuk ia doli të ngjitet në skenë pas anulimit të festivalit si pasojë e koronavìrusit.
E megjithatë ajo realizoi një ndër performancat më të arrira në sheshin “Nënë Tereza”, ku performoi këngën e re në anglisht, “Fall from the sky”.