Aktori i njohur shqiptar Neritan Liçaj i cili u shoqërua nga polìcia prej orëve të para të mëngjesit, është liruar më në fund nga komìsariati.

I tronditur nga pamja e teatrit të prishur tashmë, aktori i cili ka qenë pjesë e reistencës prej 2 vitesh tashmë, u ul këmbëkryq në tokë pa pasur asnjë fuqi për të thënë diçka për gazetarë që i qëndronin te koka.Neritan Liçaj: Do ta mbrojmë Teatrin, dhunës i përgjigjemi me ...

Edhe pse u prit me duartrokitje nga qytetarët për rezistencën e tij të vendosur, Neritan Liçaj kërkoi ndjesë që s’mund të thoshte asnjë fjalë.

Ai tregoi se nuk ka informacion për kolegët e shoqëruar në polici.

”Jo sot, nuk jam mirë, më ndjeni. Nuk jam mirë. çuna, artistët jo. Nuk e di. Mos ma merrni për keq por nuk mundem. Do kemi raste të flasim, të qetësohem, Ma falni. S’kam fuqi të flas. ”- tha Liçaj.]

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!