Ai e imtion atë çdo javë në programin e humorit, “Portokalli”, por kur është fjala për të ndjékur urdhrat e kryeministrit Edi Rama, Florjan Binaj nuk bie dakord.
Aktori i njohur i humorit ka bërë një status në Instagram, që duket se i referohet deklaratës më të fundit të kryeministrit Edi Rama për rregullat e karantinës.
Flori shprehet se nuk i bindet dikujt që shkél të drejtat e tij, ndërsa urdhrat e karantinimit i quan surreale:
“Unë nuk pranoj t’i bindem urdhrave të një njeriu që më shkél të drejtat e mia. Duke më mòhuar lirinë timë në emër të surrealizmit të tij. Ti mund të jesh çfarë të duash por unë dhe qytetarët e këtij vendi, nuk jemi dele”!
Kryeministri Rama u shpreh dje në një deklaratë për shtyp se fundjava pa makina do të vijojë edhe për dy javë të tjera dhe më pas do të rikthehet sërish pas sezonit të verës si një mënyrë e re jetese nga tetori në mars.
Shumë personazhe të njohur kanë qenë kùndër këtij vendimi dhe e kanë quajtur absùrd duke marrë parasysh krizën ekonomike që po kalon vendi, nga e cila pritet të marrin veten shumë biznese që më së shumti e ushtrojnë aktivitetin fundjavave.
Edi Rama më tej njoftoi gjithashtu se më datë 1 qershor do të hapen plazhen për hotelet, ndërsa shtoi se më datë 10 qershor do të hapen plazhet për të gjithë shqiptarët.