Personazhë të njohur reaguan dje në lidhje me shémbjen e ndërtesës së Teatrit Kombëtar duke dénuar veprimin që u bë.

Një ndër ta ishte edhe modelja e njohur Adrola Dushi, e cila e shprehu zemérimin dhe trìshtimin me atë që kishte ndodhur nëpërmjet një poezie të Gjergj Fishtës.

Të shumtë ishin komentuesit që e kanë “sùlmuar” modelen dhe iu kthyen kùndër, se për shkak të profesionit që ajo ushtron, duke i thënë që ajo thjesht po bënte një qok si gjithë miqtë e saj.

Disa komenteve Adrola iu ktheu përgjigje, por më vonë vendosi që ta sqàrojë nëpërmjet një postimi në Instagram.

Modelja e njohur publikoi një foto me Robert Ndrenikën duke treguar lidhjen e fortë që ka me teatrin. Ajo iu përgjigj edhe paragjykìmeve ndaj saj për faktin se është modele, duke thënë që edhe pse bën sete fotografike, nuk e bën më pak të ndjeshme.

Postimi i plotë i Adrolës:

Te dashur miq, dashamires, familjare, ndjekes te rrjeteve sociale, apo cfaredo qe ju e konsideroni veten ne raport me mua,

Une quhem Adrola dhe tashme jam nje personazh publik. Dikush mund ta konsideroje si personazh publik qe nuk e meriton te jem, e dikush me konsideron me vlere, kjo pak rendsi ka. Ama jam nje personazh publik dhe si per mire apo per keq, kam njefare ndìkimi apo influénce sic preferojme ta quajme me “trendin” e sotshem. Une kam rrjéte sociale me ndjékes dhe zgjedh te postoj nga jeta ime personale ku ju me shikoni te gezoj e festoj. Fakti qe vishem, bej makijazh apo bej sete fotografike, nuk me ben me pak te ndjeshme se sa ju. Une jam ajo qe postoj dhe mbeshtes bisnese sepse ju ma kerkoni, une jam dhe ajo qe shpesh here nuk kam anashkaluar fatkéqesite dhe kam dhene kontributin tim me aq sa kam patur mundesi. Sot jam ajo qe po postoj per nje teater dhe qe eshte nje kauze qe me duket me se e drejte. Ka nga ata qe nuk ju pelqen, ama edhe mua nuk me pelqen qe ju nuk e pelqeni por gjithsesi nuk jam kùndra jush. Keto jane zgjedhje shume personale. Une jam nje fanse e madhe e Robert Ndrenikes, dhe nuk ndihem se kam postuar ne ate mase qe kam adhurim ndaj tij. Une jam patriote e Roza Anagnostit, dhe nuk kam postuar mjaftushem me artin qe ajo ka dhuruar (te mendosh qe kam mbeshtetur cdo Mirditor qe me eshte dhene mundesia). Une jam adhuruese e qindra aktoreve me radhe te teatrit, dhe nuk kam postuar mjaftushem per kontributin qe ata kane dhene. Une nuk ndjej qe kam postuar mjaftushem.

Une ndihem keshtu si ndihem, dhe nuk kam pse t’i jap shpjegime askujt, si dhe askush nuk me imponon dot ndjenjat e mia. Sot kam marre komente pozitive, por ato qe me préken jane ato negativet. Jo se nuk kisha marre komente negative, se me punen qe bej e vleresoj krìtiken, por u preka se sa pak ne si popull e duam veten! Dhe kur ne nuk duam veten, ta harrojme se do na doje tjetri.

Fort te dashur, uroj te duhemi me shume se sa urréhemi, se nga e gjithe kjo situate qe po kalojme, ky eshte i vetmi mesazh qe kuptoj. ______________ (Per te gjithe ata qe shqetesohen per shkrimin dhe kendimin tim, ky shkrim eshte i redaktuar me te gjitha ndjenjat e mia brenda. )

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!