Ballina Aktualitet Ndryshe nga vitet e tjera! Ndryshon tradita e Fiter Bajramit

Ndryshe nga vitet e tjera! Ndryshon tradita e Fiter Bajramit

Këtë vit nuk do të ketë një pritje tradicionale për festën e Fitër Bajramit. Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se e diela do të jetë e izòluar për të gjithë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka njoftuar se Namazi i Fitër Bajramit do të falet në xhaminë e Kokonozit, Pazari i Ri, duke ndjekur protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e koronavìrusit.

Ceremonia do të fillojë në orën 05:30 të mëngjesit me lexim Kurani dhe lutjesh, ndërsa falja do të bëhet në orën 06:00 dhe besimtarët do të udhëhiqen nga kreu i KMSH, Haxhi Bujar Spahiu.Besimtarët myslimanë rikthejnë faljen në bulevard, pse u shmang ...

Njoftimi i plotë i KMSH:

Të nderuar kolegë përshëndetje! Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020. Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit nuk do të zhvillohen. Gëzuar Fitër Bajramin!Mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajramit në ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Çfarë është “Imuniteti i Tufës” dhe a mund ta fitojmë lùftën kundër COVID-19 përmes tij?

Është krijuar ideja sikur “Imuniteti i tufës” mund të na shpëtojë në lùftën ndaj koronavìrusit. Shumë mjekë dhe studiues thonë në fakt se ne ta...

Habit moderatorja e njohur: Piva hàshash dhe e kuptova që nuk e doja të dashurin

Moderatorja e emisionit sportiv “Ora e Sportit” Albana Bejko në një intervistë me Rudina Dembacaj ka treguar një eksperiencë disi të çuditshme në Amsterdam. Ajo...

Të kesh Çiljetën shoqe qenka fat! Këngëtarja tregon si u bë detektive e shoqeve

Një drekë e ngrohtë për festën e Bajramit ishte organizuar sot tek “E diell” ku ishin mbledhur disa personazhe të njohur për të festuar. Një...

‘Herë afër, herë larg’, Getoari i zbulon destinacionin ‘sekret’ Luanës

Luana Vjollca ka publikuar disa foto mjaft tërhéqëse në profilin e saj në Instagram, pa treguar destinacionin. Ajo shfaqet e veshur mjaft sportive në taracën...

‘Ova’ rréfehet për shqiptarët: Filmi më bëri të njohur, ja me cilat VIP-a njoh

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prékur zemrat e të gjithëve. Në rolin kryesor si...