Ballina Uncategorised "Bonus për ata që bëjnë pushime në Shqipëri"

“Bonus për ata që bëjnë pushime në Shqipëri”

Ndërkohë që ne të gjithë si qytetarë kemi një sërë dilemash si “Kur nis plazhi?”, “Si do të qëndrojmë në çadra?” “Sa do të shpenzojmë” apo “Ku do të pushojmë?”, gjithçka që duhet të synojmë këtë vit është: “Pushime në Shqipëri!

Pas godìtjes nga tërmeti i 26 nëntorit dhe krìzës nga pandemia, e vetmja gjë që kemi në dorë ne si qytetarë për t’i ardhur në ndihmë sektorit të turizmit, është patriotizmi ekonomik. Shpenzimi i buxhetit të planifikuar për pushimet brenda Shqipërisë, është njëra rrugë sesi mund të shpëtojmë turizmin dhe ata punononjës/e që janë pjesë e këtij sektori, thotë kreu i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, z. Rexhep Kasmi për iconstyle.al.

“Thirrja ime për të gjithë banorët e këtij vendi është: Shpenzoni buxhetin tuaj të pushimeve në Shqipëri sepse kështu mund të mbajmë në punë mijëra vëllezër dhe motra në të gjithë vendin. Ky patriotizëm ekonomik është sot i domosdoshëm për të shmangur krìzën ku ndodhet vendi si e gjithë bota. Edhe shtete të fuqìshme si Gjermania po bëjnë të njëjtën thirrje në forma të ndryshme që Gjermanët të bëjnë pushimet sivjet në vendin e tyre”.Pushimet verore ne Shqiperi,10 vendet me terheqese – TravelHouse

Në një letër dërguar qeverisë dhe ministrive, asaj të Ekonomisë dhe të Turizmit, shoqata e turoperatorëve ka propozuar një lloj bonusi për pushuesit vendas, në formën e rimbursimit të taksave në faturat e ujit dhe dritave.

“Ideja e bonusit erdhi në kushtet ku ndodhemi. Po të kemi parasysh që të gjithë të huajt që bëjnë pushime apo vizitojnë Shqipërinë vijnë nëpërmjet Tour Operatoreve Shqiptarë dhe agjensive turistike atëherë kjo duhet të funksionojë edhe për pushuesit shqiptarë sepse në këtë formë garantohet cilësia e shërbimit, niveli i çmimeve si dhe mbrojtja e interesave të pushuesve, do ishte një lëvizje e domosdoshme stimulimi me bonuse i pushuesve shqiptare që të prenotonin pushimet nëpërmjet Operatorëve Shqiptarë ashtu siç bëjnë kur shkojnë me pushime jashtë Shqipërisë”, shprehet z. Kasmi.

Kërkesat përfshijnë edhe stimuj për shqiptarët që vijnë nga Kosova apo Maqedonia, përmes kompesimit të taksës së Rrugës së Kombit. Sfidat e turizmit pas tërmetit, kreu i Operatorëve, Kasmi ...

Z. Kasmi foli për iconstyle.al për kompensim të taksës së rrugës për ata që vijnë për pushime në Shqipëri dhe qëndrojnë minimumi tre ditë në Shqipëri: “Mendoj se do ishte një stimul i domosdoshëm për nxitjen e ardhjes së pushuesve.

E ndërkohë që propozimet dhe kërkesat për t’i ardhur në ndihmë sektorit të turizmit nuk mungojnë, qeveria duket se po vijon të heshtë dhe masat e marra duken si tàllje.

Në letrën publike dërguar prej 14 majit, Shoqata e Turoperatorëve kërkon hapjen sa më shpejt të kufijve dhe lejimin i lëvizjes së lirë, sigurisht duke synuar marrëveshje dy apo shumë palëshe me ato shtete që mund të arrihen ose të paktën sa më shpejt me vendet e rajonit.E dua Shqipërinë”, aktorja e famshme turke pushime në bregdetin e ...

“Hapja e kufijve qoftë edhe paralel me hapjen e plazheve për pushuesit jo më larg se 1 Qershori. Kjo do të bënte një jehonë dhe një reklamë të mirë që ndoshta do të mundësonte edhe ardhjen e pushuesve perëndimorë në muajt Korrik – Gusht e më gjatë”, shprehet z. Kasmi, i cili thekson se 1 qershori duhet të jetë data kur Shqipëria të konsiderohet e hapur me vendet e tjera të rajonit.

“Unë mendoj se duhet të bëhet përpjékje e pa rreshtur që maksimumi më 1 Qershor Shqipëria të konsiderohet e hapur në të gjitha sektorët. E hapur për lëvizje të lirë me të gjitha vendet e rajonit”.

Në aspektin financiar, kërkohet që të përfshihen në planet e mbështetjes financiare me paga edhe punonjësit e Turoperatorve Incoming & Outgoing pjesë e biznesit të madh dhe të rishikohet vazhdimi i mbështetjes nga shteti me paga të punonjësve që janë héqur nga puna ose jo, por që për arsye të situatës nuk do punojnë dot për një kohë të gjatë.Në plazhet shqiptare nuk ka siguri - Opinion.al

“Pagat për punonjësit duhet të jepen për një periudhë deri në fillimin e pakufizuar të fluturimeve dhe hapjen e plotë të kufijve ajrorë/tokesorë/detar pa shtréngime karantine brenda apo jashtë vendit”

Në kuadrin ligjor, shoqata kërkon ribërjen e plotë e Ligjit të Turizmit, tashmë parë edhe nën situatën e standarteve të sigurisë nga Covid-19.

“Rikthimi i domosdoshëm i nenit për Fondin e Turizmit. Në të përcaktohen burimet e këtij fondi (një pjesë e tij duhet të vijë nga taksa e qytetit/turistit që i merret hoteleve nga bashkitë, taksat që paguajnë e gjithë pjesa tjetër e sektorit të turizmit si turoperatorë, agjenci turistike, guida, restorante, transport turistik, etj) si dhe të përcaktohen qartë format e perdorimit të këtij Fondi, ku me e para do ishte mbulimi dhe mbështetja e sektorit në kriza të tilla”.Rritet numri i turistëve në Shqipëri – Lajmi.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Çfarë është “Imuniteti i Tufës” dhe a mund ta fitojmë lùftën kundër COVID-19 përmes tij?

Është krijuar ideja sikur “Imuniteti i tufës” mund të na shpëtojë në lùftën ndaj koronavìrusit. Shumë mjekë dhe studiues thonë në fakt se ne ta...

Habit moderatorja e njohur: Piva hàshash dhe e kuptova që nuk e doja të dashurin

Moderatorja e emisionit sportiv “Ora e Sportit” Albana Bejko në një intervistë me Rudina Dembacaj ka treguar një eksperiencë disi të çuditshme në Amsterdam. Ajo...

Të kesh Çiljetën shoqe qenka fat! Këngëtarja tregon si u bë detektive e shoqeve

Një drekë e ngrohtë për festën e Bajramit ishte organizuar sot tek “E diell” ku ishin mbledhur disa personazhe të njohur për të festuar. Një...

‘Herë afër, herë larg’, Getoari i zbulon destinacionin ‘sekret’ Luanës

Luana Vjollca ka publikuar disa foto mjaft tërhéqëse në profilin e saj në Instagram, pa treguar destinacionin. Ajo shfaqet e veshur mjaft sportive në taracën...

‘Ova’ rréfehet për shqiptarët: Filmi më bëri të njohur, ja me cilat VIP-a njoh

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prékur zemrat e të gjithëve. Në rolin kryesor si...