Ballina Showbiz Zbulohet emri i vajzës së MC Kreshës që pritet të vijë...

Zbulohet emri i vajzës së MC Kreshës që pritet të vijë në jetë

Reperi i njohur, MC Kresha së shpejti pritet të bëhet baba për herë të parë.

Bashkëshortja e tij Erzina është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe pritjes dalëngadalë po i vjen fundi.

Së shpejti pritet që të vijë në jetë vajza e tyre dhe çifti i njohur e kanë vendosur tashmë emrin e saj.MC Kresha dhe Erzina Shehu po bëhen prindër - Top Channel

Ajo do të quhet Iza dhe ka qenë babai i Erzinës që e ka zbuluar nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’, i cili në përshkrimin e saj ka treguar edhe emrin e mbesës së tij.

“Mami, gjyshja dhe Iza. Mezi po presim që Iza të vijë në këtë botë”, ka shkruar ai, raporton ‘IconStyle’.

Sipas “Prive”, ky emër, pra ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.MC Kresha baba: Erzina konfirmon shtatzëninë (FOTO) - iconstyle.al

Kujtojmë se MC Kresha dhe Erzina i dhanë fund beqarisë pa shumë zhurmë në muajin dhjetor në një ceremoni me familjarë dhe të ftuar VIP.

Ndërkohë më herët reperi tregoi se ka ndërmend që të largohet nga muzika dhe t’i përkushtohet plotësisht familjes së tij.

“Pak nga pak po ik nga muzika. Realisht më herët kamë bërë 1 album në vit, ndërsa tani një album në dy vite. Kjo është një farë lloj ikjeje. Por nuk mund të shkëputem menjëherë. Unë mendoj se si sporti edhe arti e kanë ciklin e vet dhe më pas duhet t’u lësh vendin të rinjve”, është shprehur Mc Kresha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Çfarë është “Imuniteti i Tufës” dhe a mund ta fitojmë lùftën kundër COVID-19 përmes tij?

Është krijuar ideja sikur “Imuniteti i tufës” mund të na shpëtojë në lùftën ndaj koronavìrusit. Shumë mjekë dhe studiues thonë në fakt se ne ta...

Habit moderatorja e njohur: Piva hàshash dhe e kuptova që nuk e doja të dashurin

Moderatorja e emisionit sportiv “Ora e Sportit” Albana Bejko në një intervistë me Rudina Dembacaj ka treguar një eksperiencë disi të çuditshme në Amsterdam. Ajo...

Të kesh Çiljetën shoqe qenka fat! Këngëtarja tregon si u bë detektive e shoqeve

Një drekë e ngrohtë për festën e Bajramit ishte organizuar sot tek “E diell” ku ishin mbledhur disa personazhe të njohur për të festuar. Një...

‘Herë afër, herë larg’, Getoari i zbulon destinacionin ‘sekret’ Luanës

Luana Vjollca ka publikuar disa foto mjaft tërhéqëse në profilin e saj në Instagram, pa treguar destinacionin. Ajo shfaqet e veshur mjaft sportive në taracën...

‘Ova’ rréfehet për shqiptarët: Filmi më bëri të njohur, ja me cilat VIP-a njoh

“Mrekullia në qelinë Nr.7″ është filmi më i suksesshëm i momentit në Netflix, i cili ka prékur zemrat e të gjithëve. Në rolin kryesor si...