Që do të ketë një rritje të çmimit të çadrave këtë verë, e dimë të gjithë duke qenë se edhe numri i tyre do të përgjysmohet për shkak të respektimit të rregullave të distancimit social.
Por që do të ishte një çadër 150 euro, këtë nuk e kishim menduar. Ka qenë Erla Mëhilli ajo e cila ka publikuar sot disa fatura, në të cilat tregohet çmimi i çadrës së plazhit e Gjirin e Lalëzit që shkon në 150 euro.
“Për ata që kishin dyshime a do të jetë kosto e çadrës 150 euro tek “Lura 1”, shprehet ajo një postim në Instagram, ku ka publikuar edhe faturat.
Nuk e dimë nëse kjo faturë është e vërtetë, por ajo tashmë ka ngritur shqetësimin e të gjithëve në lidhje me çmimet e kripura të këtij sezoni veror që vijnë si pasojë e kufizimeve të reja.
Sipas projektit të Ministrisë së Turizmit, në 10 metra katrorë në bregdet do të lejohen të qëndrojnë vetëm 4 persona, pasi do të ketë distancë mes shezlloneve.
Shpresojmë që qeveria të vijë edhe me një plan për të shmangur abuzìmet, për të cilat ka shumë vend në verën e 2020-s.
Sezoni i turizmit ende nuk është hapur në vendin tonë, ndaj Unioni Turistik Shqiptar ka kërkuar të hiqen kufizimet e lëvizjes pasi në të kundërt do ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe falimentime të mëdha.