Ballina Showbiz Së shpejti baba, partneri i Arbana Osmanit e ka të qartë se...

Së shpejti baba, partneri i Arbana Osmanit e ka të qartë se çfarë do bëhet fëmija i tij në të ardhmen

Vetëm tre ditë më parë, moderatorja Arbana Osmani dha lajmin e bukur në ditën e lindjes së saj dhe partnerit, Eduart Grishaj.

Së shpejti, Arbana dhe Eduarti do të bëhen prindër pasi moderatorja është në pritje të ëmbël!

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im më i mirë, ai që ka zemrën time. ( i cili do të bëhet së shpejti baba) Të dua Eduart Grishaj”, shkruante Arbana krahas fotos që bëri xhiron e rrjetit.

Megjithëse është ende herët dhe ende nuk e kemi parë barkun e rrumbullakosur të Arbanës, Eduarti ka nisur të mendojë për të ardhmen e fëmijës së tij.

I ftuar ditën e sotme në “E diell”, regjisori është pyetur se ç’profesion do të dëshironte të kishte fëmija i tij në të dyja rastet, nëse do të ishte vajzë ose djalë.

“Nqs është gocë ta bëjmë regjisore, nqs është çun, meqë jemi këtu tek “Procesi”, ta bëjmë futbollist edhe atë. Por futbollist pa thinja, si këta të kampionatit shqiptar!”- tha Eduarti duke qeshur.

Dyshja ende nuk e ka konfirmuar gjininë e bebushit, ndërsa pritet ta bëjë në ditët në vijim. Arbana është nënë e një djali që e ka më bashkëshortin e saj të parë, ndërsa ky do të jetë fëmija i parë për regjisorin Grishaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Kemi të reja! Arbenita dhe Fero i japin fund…(FOTO)

Fero dhe Arbenita janë çifti më i dískutuar në showbiz dhe nuk ka pikë dyshími se historia e tyre e dashurisë është një nga...

Elvana uron Pavàrësínë, por ky koment epík i Ermalit na shkríu së qeshuri (FOTO)

Postimet e Elvana Gjatës në rrjetet sociale janë shumë të rralla, teksa prej kohësh ka mùnguar edhe në muzikë. Sigurisht një përjàshtím këngëtarja e ka...

Kur nis emisioni? Sa fëmijë do? A të është shpífur Edi? Arbana i jep përgjigje të gjithëve

Aktualisht Arbana Osmani nuk është prezente në ekran, por po shijon kohën me familjen duke qenë se ka vetëm pak kohë që ka sjellë...

Jemi mësuar ta shohim vetëm te acàruar, Renato Mekolli i jep fund beqarisë kështu

Pak kohë më parë, shéfi i kuzhinës Renato Mekolli i tregoi publikut se dikush ia kishte vjédhur zemrën. Në tetor të vitit që lamë pas,...

Arbana Osmani nuk gjen shpëtim nga kg e tepërta pas shtatzënisë (FOTO)

Arbana Osmani solli në jetë djain e saj të dytë në muajin tetor.  Ajo dhe Eduart Grishaj vendosën që vogëlushin e tyre ta pagézonin...