Rreth një muaj më parë vogëlushi i ëmbël i Gjikos dhe Elitës festoi ditëlindjen e tij të parë.
Në këtë ditë të veçantë prindërit i organizuan një festë të speciale dhe nga ajo publikuan foto në rrjetet sociale.
Tashmë Zëri ka hedhur hapat e parë dhe Gjiko ka ndarë me ndjékësit në ‘Instagram’ videon emocionuese nga ky moment.

”sot i bone hapat e para , ne jete ka me të ndodh qe ki mu rrxu e ki mu qu shpesh here , ska dert a bon hapa te mëdhej a te vegjel , me randsi o me hec perpara , jeta osht ni udhtim qe sbon kurr mu ndal ❤️😭 te dua shishkano”, shkruan reperi.
Zëri është bekimi i parë në familjen e Elitës dhe Gjikos dhe në intervista të ndryshme moderatorja ka thënë se ka në plan të zgjerojë edhe më shumë familjen.
Megjithatë, momentalisht do të përkushtohet tek Zëri.