Ballina Showbiz Xhensila tregon si Ajka e ndihmon në punët e shtëpisë

Xhensila tregon si Ajka e ndihmon në punët e shtëpisë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori i humorit, Bes Kallaku, i kanë kthyer rrjetet e tyre sociale në “ditar”, ku tregojnë çdo ditë ç’ndodh në karantinën e tyre.

Sigurisht, kryefjala e shtëpisë së çiftit është vajza e tyre, Ajka, e cila rritet dita-ditës.

Megjithëse nuk preferojnë ta ndajnë shpesh me publikun portretin e të voglës, nuk mungojnë videot e shumta ku Ajka është protagonistja e çdo ngjarjeje.

Ajka ishte me sindroma, ky është sekreti juaj', Xhensila Myrtezaj ...

Ditën e sotme, Xhensila dhe Besi kanë vendosur të mbjellin lule në kopshtin e shtëpisë dhe sigurisht në këtë punë është përfshirë edhe Ajka.

E vogla ka “ndihmuar” prindërit duke luajtur me lulet dhe dheun, ndërsa Xhensila ka filmuar të bijën dhe pamjet i ka ndarë në InstaStory.

“Bravo mami, bravo! Ua çfarë vajze punëtore ka mami!”- shprehet këngëtarja teksa filmon Ajkën, e cila duket shumë e fokusuar në punën e saj.

Karantina e Xhensilës dhe Besit duket se po shkon më së miri dhe humori nuk mungon asnjëherë.

Të shumta janë videot e Besit plot humor dhe rrengje nëpër shtëpi, të cilat janë bërë virale në rrjet.

Sigurisht, “preja” e tij për rrengjet është Xhensila. KËTU mund ndiqni një video epike të çiftit…

error: Alert: Content is protected !!