Ballina Magazina 'Xhemre' e serialit 'Lule të Vetmuara': Ju tregoj për jetën time...

‘Xhemre’ e serialit ‘Lule të Vetmuara’: Ju tregoj për jetën time…

Aktorja turke Hazar Motan me rolin e “Xhemres” në serialin “Lule të vetmuara” arriti famën në Turqi e në të gjitha vendet ku u transmetua ky serial. 29-vjeçarja në intervistën që ju sjell sot “revistawho” na tregon më shumë për veten, si nisi karrierën në aktrim dhe pasionet.

Si hyre në botën e aktrimit?

“Kam patur gjithmonë dëshirë të bëhesha aktore që kur isha e vogël sepse mamaja ime ishte e përfshirë gjithashtu në këtë fushë. Kur isha në shkollë isha e pavendosur dhe nuk e mendoja veten para kamerës. Pas shkollës vendosa të studioja aktrim”.

Në serialin “Lule të vetmuara” ke rol kryesor. Si të bën të ndihesh ky fakt?

“Në fillim kam patur emocione dhe mendoja se nuk do t’ja dilja. Por më vonë u mësova me rolin dhe u bë pjesë e imja. Në fillim të serialit kemi xhiruar skena shumë të vështira”.

Skena jote më e vlerësuar është në funéralin e prindërve, si u përgatite për këtë pjesë?

“Në fakt skena e funéralit ishte më e shkurtër, por regjisori tha “Prindërit e tu kanë vdékur. Aktro sikur të ishte e vërtetë”. Në atë skenë aktrova me gjithë shpirt. Duart dhe këmbët po më drìdheshin kur mbarova së xhiruari”.

Cili është roli që ëndërron të luash në të ardhmen?

“Do doja të luaja rolin e një vajze si në filmin “The girl with a Dràgon Tattoo”. Ky është roli i ëndrrave të mia. Do doja shumë ta luaja atë rol. Ajo tregon një femër të fortë. Ndërsa unë në të vërtetë jam një vajzë e heshtur”.

Image may contain: 1 person, smiling, closeup and indoor

Cilin vend të botës dëshiron të vizitosh?

“Kam shumë dëshirë të shoh Dritat e Veriut (Alaskë)”.

Cilin të famshëm admiron?

“Kam qenë fanse e Spice Girls. Dhoma ime ka qenë e mbushur me posterat e tyre. Kur mësova që grupi do shpérbëhej shpértheva në lòt”.

Pa cilat gjëra nuk bën dot në jetë?

“Pa familjen dhe pa kompjuterin tim nuk bëj dot. Unë nuk jam një person social. Nuk më pëlqen të dal në fundjavë, por qëndroj në shtëpi duke parë filma. Pra për të parë filma duhet kompjuteri. Prandaj është i domosdoshëm. Mund të them që nuk bëj dot edhe pa librat”.

Image may contain: 1 person, sitting and dog

Çfarë bën tjetër përveç aktrimit?

“Unë pikturoj. Gjatë xhirimeve pikturoja dhe pikturat i jepja dhuratë”.

Çfarë të pëlqen më shumë tek vetja?

“Sytë. Gjëja e parë që njerëzit shohin tek unë janë sytë”.

Je në një lidhje?

“Po, por nuk dua të flas për këtë sepse ai nuk është i famshëm dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e televizionit”.

Image may contain: 1 person

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

E ndjékin pafund njerëz! Bora Zemani surprízon fansat e saj në këtë mënyrë! (FOTO)

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”. Patsaj duke...

Fjoralba Ponari dhe Einxheli sapo na dëshmuan që shoqëria e vërtetë ekziston! (VIDEO)

Nuk është sekret fakti që Fjoralba Ponari ka një miqësi shumë të ngùshtë me ish-banoren e “Big Brother VIP Albania”, Einxhel Shkirën. Fjoralba e ka...

Luana nuk e ka ndërmend të ndalet, gati bashkëpunimi me reperin e njohur! (FOTO)

Në nismën e saj më të re “Thuaje”, Luana Vjollca erdhi me një qasje ndryshe si kurrë më parë. E ulur vetëm në një karrige...

Si asnjëherë më parë, Agron Llakaj rréfen momentin më të véshtirë në jetën e tij!

Pasditen e sotme, i ftuar në programin “Ditë pas dite” në Radio Televizionin Shqiptar ishte mjeshtri i humorit Agon Llakaj. Në një intervistë të rrallë...

‘Zénka’ mes Zhaklinës dhe Fifit, a duhet një vajzë ta ruajë veten për një djalë?

Fifi njihet si një ndër personàzhet e njohur e cila nuk e mendon dy herë ti shprehë hapur ndjenjat e saj. Mbrëmjen e djeshme,...
error: Alert: Content is protected !!