Ballina Aktualitet Vogëlushja i shkruan letër për Koronavìrusin, mjeku Pipero pa fjalë: Ju lutem...

Vogëlushja i shkruan letër për Koronavìrusin, mjeku Pipero pa fjalë: Ju lutem duroni!

Nëse deri tani u ishte përgjigjur pyetjeve të ndryshme, mbrëmjen e sotme mjeku i njohur Pëllumb Pipero u përballë me një moment prekës, teksa realizoi një lidhje me Skype për emisionin “Open”.

Një vogëlushe e quajtur Kejsi i kishte shkruar një letër ku e pyeste se kur do çlirohej vendi ynë dhe ajo të rikthehej në shkollë.

I prekur nga letra e saj, mjeku, i kërkoi durim sepse edhe pak na ka mbetur, teksa i kërkoi të kishte besim tek mjekët, duke shtuar se në fund të muajit prill e deri maksimumi në mesin e muajti maji Shqipëria do jetë e çliruar nga koronavìrusi.

The history of COVID-19 could end in late June in Albania, Pipero ...

“Në bazë të ecurisë së kësaj epidemie në vendin tonë, unë mendoj që fundi i prillit do na zërë me pak ose aspak raste. Maji mund të na zërë me ndonjë rast sporadik. I them Kejsit që të bëj durim se në më pak se një muaj do të shijoj jetën. Kurse vendi do jetë i çliruar 1 muaj pas rastit të fundit të inféktuar. Por ne normalisht do jem i më shpejt sesa kaq. Në bazë të konstatimeve të epidemiologëve do së paku nga dita e fillimit 4 muaj që epidemia të quhet e kaluar. Unë besoj se fundi i prillit deri maksimimi mesi i muajit maj do ta gjejë Kejsin të lirë. Duhet shumë pak durim. Po të mos ishte kujdesi i domosdoshëm për të moshuarit, Kejsi do kishte dalë nga shtëpia me kohë”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

Teksa kryeministri Rama ka parlajmëruar lehtësimin e masave, edhe mjeku i njohur Pëllumb Pipero e ka mbështetur diçka të tillë, pasi sipas tij është koha për të bërë një gjë të tillë.

Pipero u shpreh se tashmë ka kaluar gjysma e parë e së keqes dhe se situata në Spitalin Infektiv është me e qetë.

Situata në Inféktiv paraqitet komplekse. Ka nga ato pacientë që kanë problematikat e qëndrueshme, por besoj se tashmë ka kaluar gjysma e të keqes së parë. Besoj se masat tani duhet lehtësuar pak. Por ky vendim i takon qeverisë. Por, besoj se fundi i prillit, fillimi i majit do na gjejë me ndonjë rast sporadik inféktimi ose me 0 raste të reja inféktimi. Prandaj duhet dhe pak durim”, u shpreh mjeku Pipero. /gazetareforma

Pikun e kemi arritur, në fund të javës fillon rënia”, Pipero ...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Semi i tha se këngët e saj janë dedikim për të e Donaldin, ja si reagon Bora Zemani! (VIDEO)

“Mos u kthe” është kënga e Semi Jaupajt, e cila tha vetë se ishte një dedikim për historinë e mikeshës së saj Bora Zemanit...

Lori dhe Sara Hoxha vijnë me dedikimet prékëse për Tanin e “Topit” pas 14-vjetorit të vdékjes së tij!

Në 23 maj Dritan Hoxha mbushi 14 vite që është ndarë nga jeta. Vajzat e tij e kanë kujtuar me anë të postimeve të...

Goc apo çun? Ermal Mamaqi sapo foli për zgjerimin e familjes në të ardhmen…(VIDEO)

Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ku është përballur me pyetjet thumbuese nga fëmijët në studio. I pyetur...

Për herë të parë pas Big Brother, Donaldi dhe Semi ‘kapen mat’ së bashku! (VIDEO)

Një nga miqësitë më të komentuara në “Big Brother Vip” ishte dhe ajo midis Donaldit dhe Semit. Për shkak të situatave të krijuara brenda shtëpisë...

U panë bashkë në Kosovë, Dalina Buzi zbulon të pathënat e takimit të Borës dhe Donaldi!

Dalina Buzi foli për “Goca dhe Gra” lídhur me sfilatën e famshme të stilistit të njohur, Valdrin Sahitit, që në fakt bëri mjàft bujë. Jo...
error: Alert: Content is protected !!