Ballina Aktualitet Viti shkollor nuk do të përsëritet, por mund të shtyhet

Viti shkollor nuk do të përsëritet, por mund të shtyhet

Viti shkollor nuk do të përsëritet, por mund të shtyhet me një muaj.

Kështu është shprehur ministrja e Arsimit, Besa Shahini në një intervistë për Report tv, ku ka theksuar se nuk do të lejojë një gjeneratë të tërë të përsëritë vitin.

Nisur nga kërkesat e prindërve, ajo tha se do të lejohen të përsërisin vitin ata që e ndjejnë se nuk kanë përvetësuar njohuritë.

“Ne po përgatitemi për cilindo skenar, edhe sikur mos të kthehemi në shkollë. Duhet ta mbyllim vitin shkollor, nuk duhet të përsëritim këtë vit shkollor. Edhe pse kemi prindër që na pyesin, rastet individuale edhe do i lejojmë por jo si gjeneratë e tërë. Testet e maturës do të realizohen.  Këto janë qëllimet, duhet të ecim përpara me këtë plan”, tha Shahini.

School Suspends Operation as Coronavirus Preventative Measure ...

Ministrja theksoi se nëse do të jetë nevoja, viti shkollor do të shtyhet, ndoshta me një muaj. Ndërsa sa i përket maturantëve që do duhet të nisin shkollën e lartë, Shahini tha se nëse do të krijohet nevoja, do të shtyhen po me një muaj edhe aplikimet për në universitet.

“Nuk ka ndonjë konfuzion në lidhje me atë se ku aplikojnë maturantët dhe si shkon ky proces, e vetmja gjë që do vendosim, është nëse shtyhen datat e aplikimit për në universitet, që e kemi në dorë, universitetet kanë mirëkuptim se jemi në situatë pandemie. Nëse na shtyhet viti shkollor për një muaj, i shtyjmë datat e regjistrimit për në universitet. Në këtë pikë ku jemi nuk është e nevojshme, por nëse do të jetë, do t’i shtyjmë datat për aplikim në universitet”.

Image may contain: 1 person, smiling, closeup

Në intervistën e saj ministrja sqaroi se nëse nuk do të krijohet mundësia maturantët të shkojnë të paktën për dy javë fizikisht në shkollë, leksionet e marra online në shtëpi, nuk do të përfshihen në testimin e fundit. Pra, mësimi që është marrë gjatë kohës së karantinës, nuk do të jetë pjesë e pyetjeve për testin e maturës.

“Maturantët nuk kanë nevojë të shqetësohen. Leksionet në kushte shtëpie, nëse nuk do t’i përsërisim në shkollë nuk do të jenë në pyetjet e provimit të maturës. Për testin e maturës thjesht nuk do të ketë pyetje në leksionet që do ishin zhvilluar në mars, prill, maj, nëse nuk kthehemi në shkollë t’i zhvillojmë aty. Testet do bëhen me ekspertë dhe ata nuk e shohin problem të heqin pyetjet nga leksionet që janë mbajtur gjatë kësaj periudhe”, tha Shahini./Shqiptarja.com

Ministria e Arsimit: "Kristali" dha 86 diploma pas mbylljes
error: Alert: Content is protected !!