Ditën e djeshme është mbajtur në qytetin e Shkodrës fùnerali i ikonës së kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja.

Aktori u ndà nga jeta dy ditë më parë, pas një béteje të gjatë me një sémundje të rëndë.

Ai u përcoll për në banesën e fundit me një ceremoni që ju përshtat situatës së krijuar për shkak të koronavìrusit, megjithatë familjarët kanë thënë se pasi e gjitha kjo të përfundojë ata do e nderojnë ashtu siç duhet.

Vajza e tij, Lorena i ka dedikuar të atit disa fjalë të ndjera në Facebook duke publikuar edhe foto të tyre familjare.

Ajo i falenderon të gjithë për mbështetjen dhe thotë se tani asgjë nuk është më njësoj.

Postimi i plotë:

Sot ka qene nje dite shume e dhìmbshme per mua dhe familjen time…. jo vetem sot, por qe sot gjithcka do jete ndryshe per ne. Asnjehere nuk je gati ti thuash lamtumire prindit, por une thjesht do zgjedh ti them sot babit mire u pafshim.

Nuk jam shume e mire me fjale, po sot te gjithe ju miqte e tij dhe tanet na keni mbushur, plotesuar me ngushellimet dhe gjithcka qe keni ndare per babin tim. Ju falenderoj sinqerisht nga zemra per cdo gje dhe cdo respekt qe i keni dhene babait tim.

E kemi percjelle me dite te veshtira, por thjeshtesia ishte ajo qe ai gjithmone ka dashur.

Sapo te kthehet pak normalitet ne jetet tona, familja jone do organizoje dicka per ta kujtuar te gjithe bashke. U prefshe ne paqe dhe tu befte shpirti drite o babush…

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!