UFO në Kosovë? Qytetarët në panik (FOTO)

Banorët në Kosovë janë çuditur mbrëmjen e së shtunës kur disa objekte të paidentifikuara ndriçuan qiellin!

Dritat të vendosura në mënyrë simetrike, tërhoqën vëmendjen e të gjithëve por, Suhel Ahmeti nga Klubi i Astronomëve Amatorë të Kosovës ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për UFO, por për disa satelitë amerikanë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka sqaruar vendndodhjen e satelitëve teksa ka bërë të ditur se “Starlink” është një rrjet satelitor që po ndërtohet nga ndërmarrja amerikane SpaceX për të siguruar internet.

“Ky rrjet do të përbëhet nga mijëra satelitë të vegjël. SpaceX gjithashtu planifikon të shesë disa nga satelitët për qëllime ushtarake, shkencore ose eksploruese. Deri më datën 16 Prilli 2020, SpaceX ka lëshuar 362 satelitë Starlink. Ata planifikojnë të lansojnë nga 60 satelitë me Falcon 9, çdo dy javë në vitin 2020. Në total, gati 12,000 satelitë planifikohen të vendosen në fillim, me mundësi të shtohen deri në 42,000. 12,000 satelitët fillestarë janë planifikuar të orbitojnë në tri predha orbitale…”, ka shpjeguar ai.

Satelitet e #SpaceX – #Starlink, zbukurojnë qiellin e Kosovës.Kam pranuar shumë mesazhe private sa i përket disa…

Posted by Suhel Ahmeti on Saturday, April 18, 2020