Reperja Rina Balaj përdor shpesh rrjetet sociale për të dhënë mesazhe të rëndësishme për ndjekësit e saj.

Ditën e sotme, ajo ka vendosur t’i qëndrojë pranë dhe t’i japë një mbështetje të gjithë personave të bullìzuar.

“Është më mirë të bullìzohesh, sesa të jesh një bullìzues. Të gjithë ata që bullìzohen çdo ditë, më besoni… Zoti ka plane më të mëdha për të ardhmen tuaj.”- shkruante Rina në postimin e saj në InstaStory.

Mirëpo, pas këtij mesazhi, diçka e pakëndshme i ka ndodhur edhe vetë reperes.

Ajo është bullìzuar për faktin që i ka këshilluar njerëzit të mos bullìzojnë, situatë e cila nuk i ka pëlqyer aspak.

E zhgënjyer, ajo ka publikuar një tjetër mesazh për ndjékësit e saj:Picture of Rina Balaj

“S’më bezohet që u bullìzova për shkak se i thashë njerëzve të mos bullìzojnë. Shum n’gjendje t’rond jemi si popull.”- shkruan Rina në postim.

Reperja po i kalon ditët në karantinë së bashku me partnerin e saj, Sin Boy, me të cilin ka realizuar një album me 20 këngë, të cilat do të publikohen së shpejti.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!