Ditën e sotme qeveria ka njoftuar zgjerimin e fashave të orareve për të lëvizur dhe për të kryer blerjet e nevojshme.
Megjithatë, është vënë re që qytetarët kanë thyer rregullat dhe nga polìcia janë vënë gjòba të majme.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë gjòbitur 253 qytetarë për dalje të paarsyetuar në rrugë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se qytetarët kanë marrë gjòba 10 000 lekë secili, ndërsa më i rëndë ka qenë dënimi për 16 drejtues mjetesh, të cilët janë përballur edhe me heqje të patentës.

Njoftimi i plotë i polìcisë
Shërbimet e Polìcisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 16 drejtues mjetesh që kanë shkélur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së inféksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.
Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Polìcisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Polìcisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 253 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Polìcisë duke lëvizur me këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në Tiranë është arréstuar në flagrancë shtetasi E. I., banues në Tiranë, pasi gjatë mbrëmjes së djeshme është konstatuar duke lëvizur me këmbë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e Polìcisë në detyrë, duke e gòditur me sende të forta.
Në Korçë është proceduar penalisht shtetasi O. A., banues në Lushnjë, pasi, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Polìcisë së Rendit për ta shoqëruar në Korçë, për t’u karantinuar në hotelin nga i cili ishte larguar.
Në të gjithë vendin janë konstatuar 2 lokale të hapura dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.
Polìcia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.
