Izòlimi në shtëpi duket sikur ka ardhur paketë me disa kilogramë më tepër për secilin prej nesh.

Thuajse të gjithë i janë përkushtuar gatimit, eksperimenteve me ushqimin, recetave të vjetra e të reja e testimit të aftësive të tyre në kuzhinë.

Vazhdimisht dëgjojmë në biseda të përditshme me të afërm apo miq për kilogramët e tepërt që të gjithë kanë shtuar, mirëpo duket se e vetmja që po shkon “kundër rrjedhës” është këngëtarja Dafina Zeqiri.Dafina Zeqiri Photos (1 of 16) | Last.fm

Në një postim në InstaStory, ajo na e ka bërë zili të gjithëve me trupin super të tonifikuar, duke treguar se madje ka humbur kalori në karantinë.

“Si ndihen 700 kalori më pak”- shkruan Dafina krahas videos ku tregon trupin e saj para pasqyrës.

Ende nuk e dimë nëse kjo hùmbje kalorish ka ardhur nga ushtrimet apo edhe nga një dietë e posaçme, megjithatë këngëtarja është kujdesur gjithmonë të ketë një trup të tillë.Dafina Zeqiri paralajmëron një tjetër projekt të ri muzikor ...

Për t’ju rifreskuar kujtesën, vetëm 4 ditë më parë Dafina konfirmoi fundin e lidhjes së saj të shumëpërfolur me Dj Geek, teksa tregoi se duhet të zgjidhte mes tij dhe karrierës së saj.

Pra, mëse e kuptueshme që muzika kishte më shumë rëndësi për të në këtë moment të jetës!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!