Tayna tregon ‘ilaçin’ që përdor kur nuk ndjehet mirë (FOTO)

Tayna ka treguar prej kohësh që i pëlqen të shkruajë dhe mban një ditarin e saj personal kudo me vete.

Dhe ja së fundi, në një kohë që po qëndron e izoluar në shtëpinë ë saj, Tayna na ka treguar sesi të përballojmë ato momentet kur ndihemi keq.

Në postimin e fundit, Tayna tregon se shkruan në ditar për të gjitha gjërat që është mirënjohëse dhe kjo është mënyra se si e falënderon Zotin për bekimet e saj.

Tayna :: Biografia

“Unë shkruaj gjithçka për atë që jam mirënjohëse në këtë ditar çdo ditë, kështu që mund ta lexoj dhe të ndihem më mirë kur ndihem keq. Të jesh mirënjohëse në jetë, të sjell më shumë gjëra për të qenë e tillë, kështu që unë rrallë ndihem keq sidoqoftë, por kjo është mënyra se si e falënderoj Zotin për bekimet e mia”, ka shkruar ajo.

Artistja së fundi ka qenë aktive në tregun muzikor pasi ka vetëm pak ditë që ka publikuar këngën “A jo”, të cilën këtë herë e solli vetë me audio, për shkak të pandemisë.