Para se të bëheni merak për dritat e çuditshme që keni parë në qiell këto kohë, qetësohuni nuk janë UFO!

Dje dhe sot në mbrëmje rreth orës 20:40 dhe 20:59 në qiell ka pasur një spektakël të vërtetë satelitësh që mund të shiheshin me sy të lirë, pa qenë nevoja të përdorje një teleskop.

Këta satelitë janë pjesë e projektit Starlink të rrjetit Space X të Elon Musk, i cili ka për qëllim të krijojë një konstelacion satelitësh në pjesën e ulët të orbitës për të përmirësuar shërbimin e internetit.

Më 22 prill, Starlink lëshoi 60 satelitë në orbitën e Tokës në përpjekje për të siguruar internet me kosto të ulët në vende të largëta.

Çdo satelit peshon rreth 226 kilogramë, që është sa madhësia e një tryeze.

Nesër në orën 20:41 do të jetë spektakli i radhës në qiell dhe për t’u orientuar për drejtimin e tyre, klikoni këtu.

Pamjet janë shumë të vështira të kapen me telefon, ndaj këto që po shihni janë më e mira që mundëm të fotografonim ne të “iconstyle.al”.

Për t’i parë më qartë, duhet të ngresh ndriçimin në telefon: Pamjet nga Pogradeci!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!