Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë rëndohet situata nga COVID-19, teksa deri tani janë shënuar 41, 237 vìktima dhe 836, 894 të infektuar në 201 vende në të gjithë botën.

E vetmja formë mbrojtjeje deri tani ka qenë izolimi dhe distancimi social, ndonëse po bëhen përpjekje edhe për krijimin e vaksinës e cila do i jepte fund kësaj beteje me armìkun e padukshëm.

Mirëpo, teksa vaksina ende nuk është krijuar, eksperiencat e disa vendeve që kanë arritur të kufizojnë përhapjen e COVID-19, tregon se testimi në mënyrë masive luan goxha rol të rëndësishëm.

Photos show world's first human trial of COVID-19 coronavirus ...

Përmendim këtu faktin se pavarësisht se në mbarë botën po bëhet thirrje për një tjetër strategji, atë të testimit masiv, Shqipëria vazhdon të mos bindet duke ndjekur të njëjtën strategji izolimi.

Së fundmi, raportohet se studiuesit gjermanë kanë shpikur një metodë që mund të rrisë ndjeshëm numrin e testimeve të koronavirùsit.

Ka qenë ministrja gjermane e Shkencave ajo që e ka dhënë këtë lajm, duke i lejuar Gjermanisë të kryejë 400,000 teste në ditë pa humbur saktësinë e diagnostikimit.

First COVID-19 vaccine trial starts Monday in Seattle, government ...

Me këtë mënyrë testimi, shkencëtarët i testojnë tamponët me metodën PCR, e cila identifikon direkt koronavirùsin.

Nëse rezultati i përgjithshëm është negativ, atëherë tamponët e ndarë janë të gjithë negativ, por nëse rezultati i përgjithshëm është pozitiv, tamponët duhet të vlerësohen secili veçmas.

Kujtojmë se Gjermania është shteti me shkallën më të ulët të vdékshmërisë në botë, pasi ndonëse janë mbi 67 mijë të infektuar janë rregjistruar vetëm 600 vìktima, mosha mesatare e të cilëve është 80 vjeç.

World Health Organization:COVID-19 vaccine trial begins

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!