Teksa qëndron i izòluar në shtëpinë e tij, reperi Stresi është vazhdimisht aktiv në rrjete sociale, ku mban kontakte me fansat e tij.
Ditën e sotme, ai ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë “thùmb” për reperët shqiptarë, duke lënë të kuptohet se nuk i pëlqejnë aspak projektet e tyre të reja.
Mesa duket, Stresi ka dëgjuar projektet e dikujt dhe s’i kanë lënë aspak shije të mirë.

Ndaj, ai zgjedh të thumbojë reperin që ka lançuar projektet, emrin e të cilit nuk e përmend.
Mirëpo, vlen të rikujtojmë faktin se thumbi i Stresit vjen menjëherë pasi Noizy publikoi albumin e tij të ri, “Epoka”.
Ndaj, fakti që Noizy sapo ka lançuar një album na bën të mendojmë se thumbi i drejtohet pikërisht atij.

Sipas “Iconstyle.al” ato e pyetën Stresin se kujt i drejtohej me këto fjalë, ndërsa ai zgjodhi të mos etiketonte askënd.
“Kujt t’i djegi le ta mbajë. Kohëve të fundit s’është se kemi dëgjuar diçka wow”- tha ai, pa dashur ta komentojë më tepër, duke na lënë ende kuriozë për thumbin e tij.
