“‘Squats’ me mamin”! Stërvitja natyrale e Afërdita Dreshajt (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Afërdita Dreshaj ka zbuluar me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale se stërvitet rregullisht gjatë rutinës së saj. Dreshaj ka ndarë video të shumta duke vrapuar së bashku me partnerin, Jakub Kindl.

Ndërsa së fundmi ajo ka publikuar disa pamje në ‘Instastory’ ku duket se po bën ‘squats’ me mamanë e saj në natyrë.

Më pas ajo ka ndarë një tjetër video duke treguar se po shëtit me dy njerëzit e saj më të dashur, mamanë dhe motrën.

Dreshaj ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me to dhe me siguri kjo periudhë pranë tyre duhet të jetë më e bukura për të.