Capital T është një nga reperët më të pëlqyer në vendin tonë. Ai është mjaft aktiv në rrjetet e tij sociale dhe në këto kohë izolimi më shumë se zakonisht.
Së fundmi reperi ka publikuar disa pamje ku shfaqet si një fëmijë i vogël me anë të një ‘filteri’.
“Kur ta merr naj fmi telefonin edhe e kqyr n’mramje galerine”, shkruan Capitali krahas videove.
Menjëherë ka patur mjaft reagime nga fansat të cilët kanë qeshur me imazhet, por edhe e kanë komplimentuar si gjithmonë.