Në muajin mars të këtij viti, Noizy ndau me ndjékësit e tij në Instagram një lajm që e kishte bërë tepër të lumtur.

Reperi ishte bërë dajë për herë të dytë, pasi motra e tij kishte sjellë në jetë një vogëlush.

Ai publikoi në InstaStory një buqetë të madhe me lule blu, duke zbuluar edhe gjininë e bebushit.

“Daja për herë të dytë”- shkruante Noizy krahas postimit.

Të voglin vendosën ta quajnë Brygo Blue, ndërsa Noizy ka treguar për herë të parë portretin e tij ëngjëllor.

Në llogarinë e tij në Instagram, reperi ka publikuar një foto të të voglit, i cili duket shumë i ëmbël.

Sytë e tij në ngjyrë blu i përshtaten më së miri emrit që i kanë zgjedhur.

“Përshëndetje botë, tani jam këtu, Brygo”- shkruhet në rrobat e bebushit.

Gjithashtu, Noizy ka zbuluar edhe kuptimin e emrave të nipit dhe mbesës së tij, Brygo dhe Prayla.

“Brygo eshte emer Ilir, Brygo dhe Prayla vlla e moter princ dhe princesh nga Durresi në kohet ilire. ”- ka shpjeguar reperi.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!