Është dénuar me bùrgim të përjetshëm babai shqiptar Aleko Petro, i cili në janar të vitit 2019 vràu vajzën e tij dhe më pas e groposi në oborrin e banesës ku jetonin në Korfuz.

Gjykata në Thesproti dénoi 52-vjeçarin edhe me 30 muaj bùrg dhe 1 mijë euro gjòbë për mbajtje pa leje të àrmëve të zjàrrit.

Në gjykatë ishin të pranishëm partneri i vajzës dhe vjehrra e saj, ndërsa e nëna, e cila jeton në Berat nuk mundi të ishte e pranishme në Gjykatë për shkak të koronavìrusit.Vrau vajzën dhe e varrosi në oborr, merret vendimi për babain ...

Angjeliqi Petro 28 vjeç u vrà me levë nga babi i saj në 1 janar 2019, pasi nuk pranonte që të ndàhej nga miku i saj një emigrant nga Afganistani. Gjatë shérrit, Anxhelina u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar të atit, por ai e ndoqi me një shufër hekuri në dorë, dhe e godìti për vdékje për ta vàrrosur më pas në të njëjtin vend.

Ishte miku i saj, me të cilin Petro jetonte prej kohësh ai i cili kishte lajmëruar polìcinë për zhdùkjen e saj. Babai i 28-vjeçares fillimisht nuk e pranoi, por më pas ka pranuar krìmin dhe ka treguar vendin ku e kishte vàrrosur.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!