Shqipëria tërhiqet pjesërisht nga Konventa për të Drejtat e Njeriut! E dini se çfarë do të thotë kjo?

Në një kohë që Shqipëria ka shpallur gjendjen e fatkéqësisë natyrore nga 23 marsi, pas shpérthimit të pandemisë së koronavìrusit, qeveria e Edi Ramës ka vendosur të tërheqë vendin përkohësisht nga neni 8 dhe 11 (*lexo më poshtë) i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Me anë të një kërkese dërguar pranë Këshillit të Evropës (lexo këtu), Shqipëria e ka arsyetuar këtë veprim me kufizimet në liritë dhe të drejtat themelore të njeriut lidhur me lëvizjen, transportin ajror, detar dhe tokësor, procesin arsimor si dhe të drejtën e pronës, që kanë ardhur si pasojë e gjendjes së fatkéqësisë natyrore.

Kjo tërheqje nuk është e paprecedent dhe përsa kohë që është e përkohshme, Konventa e lejon, por gjithmonë duke përditësuar Këshillin e Evropës në mënyrë të vijueshme mbi situatën e cila ka sjellë detyrimin e kryerjes së një veprimi të tillë.

Por çfarë pasojash ka kjo tërheqje e pjesshme për ne shqiptarët?

Sipas juristit Roden Hoxha, pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për sa kohë që kjo tërheqje është aktive, shqiptarët nuk do të kenë mundësinë e ankimimit pranë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për limitimin e të drejtave të tyre.

Shembulli më konkret i kësaj është i freskët tashmë në memorien e shqiptarëve, ku mijëra banorë u gjobitën për shkelje të karantinës, gjë e cila sipas juristit, u krye pa kuadër ligjor.

“Një shembull perfekt i kohëve të fundit është gjòbitja e shkélësve të karantinës së detyruar, pa një kuadër ligjor me fuqinë e plotë të ligjit, gjë e cila e detyroi qeverinë që të paraqitet përpara pak ditëve si e mëshirshme te publiku dhe të anuloje 7.000 gjoba të vendosura, ndërkohë që ligji i cili rregullon aplikimin e tyre në fakt nuk kishte qenë në fuqi”, shprehet juristi për Citizens Channel.Albanian Government Notifies Council of Europe About Restriction ...

Ka pasur mjaft shtete të tjera që e kanë marrë një masë të ngjashme me Shqipërinë, madje edhe anëtare të Bashkimit Europian, si Austria, Kroacia, Republika Çeke dhe Estonia, por edhe vende me demokraci më pak të zhvilluar si Armenia, Azerbajxhani apo Gjeorgjia, gjë që e vënë në diskutim pozicionin tonë si një shtet demokratik.

Që pasi u bë anëtare e Këshillit të Europës në 5 korrik 1995, Shqipëria është tërhequr edhe më parë nga disa pika të Konventës, gjatë trazirave të viteve 1997, për t’iu nënshtruar sërish artikujve të saj për të drejtat e njeriut.

Nuk e dimë sesa do të vijojë kjo tërheqje e pjesshme nga Konventa, por qeveria tashmë e ka shtyrë gjendjen e fatkéqësisë natyrore deri më 23 qershor.Albanian OSCE Chairmanship 2020 on Twitter: "Amb. @IgliHasani ...

*ARTIKULLI 8

E drejta për respekt ndaj jetës private dhe familjare 1. Gjithkush ka të drejtë të respektohet për jetën e tij private dhe familjare, shtëpinë e tij dhe letërkëmbimin e tij. 2. Nuk do të ketë ndërhyrje nga një autoritet publik në ushtrimin e kësaj të drejte, përveç rasteve kur është në përputhje me ligjin dhe është e domosdoshme në një shoqëri demokratike për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, sigurisë publike ose mirëqenies ekonomike të vendit, për parandalimin e trazirave ose krimit, për mbrojtjen e shëndetit dhe të normave, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.

*ARTIKULLI 11

Liria e tubimit dhe e shoqatave 1. Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mbledhjes paqësore dhe lirisë së shoqërimit me të tjerët, përfshirë të drejtën për të formuar dhe për t’u bashkuar me sindikatat për mbrojtjen e interesave të tij. 2. Asnjë kufizim nuk do të vendoset në ushtrimin e këtyre të drejtave, përveç atyre që përcaktohen me ligj dhe janë të domosdoshme në një shoqëri demokratike në interes të sigurisë kombëtare …Albanian OSCE Chairmanship 2020 on Twitter: "#HDIM2019:Amb ...