Eugena Tomini, shefe e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik është shprehur se Shqipëria është në nivelin e mesatares së Evropës sa i takon përqindjes së numrit të vdékjeve nga të prékurit me virusìn ‘Covid-19’.

Në një intervistë për ‘Ilva Now’, Eugena theksoi se pritet që në javën e 5-të kurba e të inféktuarve të nisë rënien. Gjithashtu ajo tregoi se shumë shpejt Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjàkut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezìkuar.

174 persona me Koronavirus, 4 janë fëmijë (pamje, zë) | ILLYRIA

“Shumë shpejt dhe Shqipëria do të nisë testimet përmes një analize të gjàkut për të parë antikorpet tek individët me imunitet të fortë dhe që mund të rikthehen në jetë normale pasi nuk janë të rrezìkuar. Komiteti teknik sapo ka miratuar paktin që dhe testimi cerologjik, me prezencën e IKGVE apo IGMVE, do të hyjë në vijim në QSUT dhe ndoshta që nga dita e nesërme ky proçes do të jetë aktiv për të testuar të gjitha fashat ose grupet që janë të rriskuar apo që e kanë pasur në mënyrë asimptomatike”, theksoi znj. Tomini duke shtuar se kjo analizë gjàku do të kryhet në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT.

Nuk dihet ende mënyra ekzakte e proçedimit, megjithatë pritet që rastet të përcaktohen nga mjekët e familjes. Nga kjo analizë mund të zbulohen dhe personat që e kanë kaluar ‘Covid-19’ pa simptoma.

23 të prekur nga koronavirus, Eugena Tomini tregon gjendjen ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!