Ballina Showbiz Sa shumë të qeshura! Ledri & Elvana na kënaqen me koncertin nga...

Sa shumë të qeshura! Ledri & Elvana na kënaqen me koncertin nga shtëpia (VIDEO)

Elvana Gjata dhe Ledri Vula janë padyshim dy ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar.

Fansat e tyre janë të shumtë dhe në çdo koncert që marrin pjesë salla mbushet plot me njerëz që këndojnë bashkë me ta.

Por, që pas shfaqjes së koronavìrusit në vendin tonë, artistët janë detyruar të anulojnë koncertet e tyre.

Megjithatë, tashmë ata kanë gjetur një mënyrë tjetër për t’u ardhur sa më pranë fansave të tyre.

Nëpërmjet një videolive me Juth by Vodafone këngëtarët kanë dhuruar një koncert nga shtëpia të shoqëruar me batuta dhe të qeshura pafund.

Elvana është shfaqur në video e vetme, ndërsa Ledri këto ditë po i kalon me familjen e tij, në shoqëri mjaft të mirë.

Me këto video këngëtarët na bënë të heqim mendjen nga karantina dhe të kalojmë disa momente të bukura.

Shpresojmë të shohim më shpesh gjëra të tilla!

error: Alert: Content is protected !!