Mark Frroku u është futur punëve me themel në shtëpinë e tij, gjatë kësaj kohe izòlimi si pasojë e koronavìrusit.

Këtë na e ka treguar aktorja dhe moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj, e cila ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale gjatë këtyre ditëve të izolìmit.

Ajo ka publikuar një video ku tregon sesi po e kalon kohën partneri i saj, ish-deputeti Mark Frroku.

Fillimisht publikoi video teksa ai gatuante, ndërsa pak orë më parë ka ndarë disa imazhe të tjera, ku Frroku shfaqet teksa lyen hekurat e gardhit të shtëpisë.

Rudina Dembacaj 'nuk e lë rehat' Mark Frrokun, i publikon pamjet ...

“Po zgjati edhe pak karantina, ky ka me ly gjithë lagjen”, dëgjohet të thotë aktorja teksa filmon partnerin e saj.

Rudina dhe Marku kanë nisur tashmë bashkëjetesën, ndërsa moderatorja zbuloi disa ditë më parë se po e kalon këtë periudhë me vajzën e saj, fëmijët e Frrokut dhe prindërit e tij.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!