Aktorja Rudina Dembacaj dhe ish deputeti Mark Froku janë një prej çifteve më të komentuara së fundmi.
Rudinën e shohim shpesh të publikojë foto dhe video nga bashkëjetesa me Markun dhe familjen e tij sidomos në këtë periudhë kur po qëndrojnë gjithnjë më shumë pranë njëri tjetrit.
Gjatë një lidhjeje direkt me skype në emisionin “Rudina” në “TvKlan”, aktorja ka ndàrë me publikun jetën e saj në këtë periudhë izòlimi.
Ajo ka rréfyer se si po i shkon bashkëjetesa me Markun në këtë periudhë ndërsa ndàn me publikun momentet kur ka pasur sherre për gjëra nga më të voglat.
Aktorja tregon se si ka plasur një ditë shérri për televizorin ku Marku ishte duke parë një serial, ndërsa aktorja që nuk e kishte ndjékur dëshironte të shihte diçka tjetër.
Megjithatë Rudina thotë se e gjithë kjo kohë së bashku në fund të fundit i ka bërë mirë marrëdhënies së tyre si familje.