Rudina Dembacaj tregon se si i ka ndarë punët e shtëpisë me Markun (VIDEO)

Rudina Dembacaj ka ndarë herë pas here foto apo video të ndryshme me partnerin e saj, Mark Frroku, por dhe ka treguar se ai e ndihmon për të gatuar.

Aktorja e humorit ka publikuar së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instastory’ se ka vendosur të gatuajë së bashku me Markun duke i ndarë detyrat në kuzhinë.

foto galeri

“Jemi në garë”, pohon Rudina gjatë videos duke treguar se tashmë ka një konkurent të fortë në kuzhinë.

Nuk dihet se si do të jetë rezultati, megjithatë Dembacaj ka treguar se Frroku ka aftësi edhe më të mira se ajo në fushën e gatimit.