Që prej nisjes së bashkëjetesës së saj me ish-deputetin Mark Frroku, Rudina Dembacaj ka treguar se familja e partnerit e ka pritur mjaft mirë.

Tashmë, Rudina dhe vajza e saj Viktoria janë shpërngulur në shtëpinë e ish-deputetit Frroku, ku po jetojnë bashkë me fëmijët dhe prindërit e tij.

A të dukem naj farë vajze? Shikoni si i përgjigjet vjehrri Rudina ...

Nëse jeni kuriozë të dini së është marrëdhënia e aktores me vjehërrit e saj të rinj, ajo na e shuajti të gjithëve këtë kuriozitet.

Në një postim në InstaStory, Rudina shfaqet duke pirë një cigare me vjehrrin.

Teksa filmon, ajo e pyet babain e Markut se ç’mendim ka për të.

“Bab, a të dukem farë vajze?”- e pyet Rudina ndërsa ai fillon të qeshë.

“Për mua po, në të gjitha drejtime e mirë”- i përgjigjet vjehrri.

“Ah sa i mirë je ti, ti je më i miri. Veç se s’na lenë rehat nëna me Markun”- thotë ajo me humor, duke lënë të kuptohet kështu marrëdhënien me vjehërrit e saj të rinj, e cila është për t’u patur zili!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!