Hazal Kaya ka mbaruar shkollimin në Shkollën e lartë italiane në Stamboll në vitin 2014 për të vazhduar studimet në Stamboll përsëri. Prindërit e saj, që të dy juristë, janë dìvorcuar kur ajo ishte 7 vjeçe.
Si e vogël është inkuadruar në botën e artit, ka marrë mësime në balet dhe violinë. Flet shumë mirë gjuhën angleze, italiane dhe frënge ndërsa është duke mësuar dhe atë gjermane. 25 vjeçja e cila ka luajtur rolin e Nihalit, flet për më shumë mbi veten e saj…
Seriali ‘Dashuri e Ndaluar’ ju ka bërë shumë të njohur, regjisorët ju kanë vlerësuar shumë, a mendoni se do të merrni një tjetër shans të bashkëpunoni me të njëjtin ekip?
“Po, jam shumë e kënaqur nga përfundimi i këtij projekti, aktrimi im brenda këtij seriali ka marrë vlerësime të larta. Puna tjetër me të njëjtin ekip do të ishte një shans e mirë për mua madje dhe mundësi për një popullaritet akoma më të madh”.
Sekuencat e nxehta janë gjithmonë ato që shtyjnë për një shikueshmëri më të lartë, aktorët në këto raste jo gjithmonë i pranojnë?
“Për të pasur një popullaritet më të madh mendoj se shumë aktorë e praktikojnë atë, unë nuk e kam parë të rrugës sepse të gjithë aktorët brenda serialit i kam miq të mirë dhe nuk do kisha vendosur me cilin mund të bëja ndonjë skenë të tillë”.
Ke kohën shumë të limituar, nuk të gjendet hapësirë edhe për studime?
“E kam shumë të vështirë, nuk kam kohë aspak as për këmbim, por sado që është e pamundur unë mundohem të gjejë të paktën pak kohë që të ndjek ndonjë orë mësimi, vjedh nga vetja pak orë…”
Nihal dhe familja e saj si dhe kushëriri i dashuruar në një vajzë shumë xheloze, Hazali në jetën e saj është xheloze?
“Xhelozia është një gjë shumë e natyrshme, nuk mund të them se jam shumë xheloze, jam shumë posesive, një gjë që e kam kërkuar në jetë”.
Aktoret e reja kanë ëndërr të aktrojnë së bashku me Kivanc Tatlitug, shumë njerëz janë të hipnotizuar nga kjo gjë, madje mendojnë se ju jeni në lidhje?
“Thashethemet gjithmonë janë pjesë e jetës tonë, unë atë e konsideroj si vëlla, është një person shumë zemër mirë, më ka ndihmuar shumë në karierë por edhe gjatë xhirimeve. Nuk ka asgjë në mes neve përvec se një shoqërie të pastër. Unë tashmë jam amrtuar dhe kam familjen time”.