Holly Bourne nga Londra, thotë se nuk ka patur simptoma të koronavìrusit, të njohura gjerësisht – si kollë e thatë ose ethe e temperaturë e lartë – dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të testohet nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (NHS).

Por simptomat e saj, si hùmbja e papritur e nuhatjes, e kombinuar me dhimbje koke dhe rraskapitje e shtyu mjekun që ta diagnostikojë me Covid-19, përmes telefonit.

Ndërsa ende po studiohet për lidhjen midis koronavìrusit dhe nuhatjes, mjekët kanë raportuar në mënyrë anekdotale se humbja e aftësisë për të nuhatur mund të jetë ndër simptomat e vìrusit – por sa e përhapur është, dhe sa kohë mund të zgjasë, është ende e paqartë.

“Ndihem me fat që nuk kam simptomat vërtet të frikshme,” thotë 33-vjeçarja.

Sidoqoftë, ajo përshkruan humbjen e ndjenjës së nuhatjes, ose anosmisë, si “një nga gjërat më shqetësuese që kam kaluar ndonjëherë… Unë thjesht ndjehem vërtet e pafuqishme dhe e frìkësuar”.

Përveç ndikimit psikologjik se ju jeni inféktuar me një vìrus vdékjeprurës, dhe se si humbja e ndjenjës së nuhatjes ju heq gëzimin nga ngrënia e ushqimit, anosmia gjithashtu mund të jetë e rrezìkshme.

Adult novel from YA bestselling author Holly Bourne to Hachette in ...

Anosmia është hùmbja e papritur e aromës-erës, por pa bllokim të hundës, ndonjëherë shoqërohet me hùmbje të shijes (ageusi).

-Mijëra njerëz me koronavìrus kanë raportuar simptome të ansomisë, tha njeriu i dytë i në Ministrinë Franceze të Shëndetësisë, Jerome Salomon.

Basketbollisti francez i inféktuar me koronavìrus, Rudy Gobert, i cili luan për Utah Jazz në Shtetet e Bashkuara, tha se ka hùmbur sensin e tij të shijes dhe aromës.

Sidoqoftë, simptoma është shumë e rrallë dhe zakonisht paraqitet te pacientët e rinj me pasqyrë të lehtë klinike. Shoqata Franceze e otorinolaringologëve thotë se nevojiten ende studime.

-Jo të gjithë pacientët me Covid-19 zhvillojnë anosmi, por të gjithë personat e izoluar me ansomi, pa inflamacion lokal, kanë rezultuar pozitivë në testin e koronavìrusit. Njerëzit që kanë anosminë duhet të izolohen”, thekson Klein, duke shtuar se terapia klasike e anosmisë janë kortikosteroidet, por ata nuk guxojnë të përdoren në rastin e vìrusit korona pasi zvogëlojnë imunitetin e organizmit.

Holly Bourne: “It’s easy to fall into a toxic trap of jealousy”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!