Aktorja Gokçe Akyildiz është bërë shumë e famshme në vendin tonë me rolin e “Songylit” në serialin “Lule të vetmuara”. Ky serial që transmetohet çdo pasdite në TV Klan ka patur shumë sukses dhe një shikueshmëri të lartë nga publiku i cili e ndjék me kuriozitet çdo ditë. Një nga personazhet e preferuar të publikut është pikërisht Songyli. Aktorja turke që luan këtë rol, në një intervistë na ka treguar më shumë për veten, për serialin dhe historinë e saj të dashurisë që nisi pikërisht në xhirimet e “Lule të vetmuara”.

Cila janë avantazhet dhe disavantazhet e të qenurit aktore në një moshë të re?

“Disavantazhe nuk kam patur. Të isha aktore ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Të rritesha e famshme ishte avantazh për mua. Vendosa të vazhdoja shkollën e arteve pasi e dija çfarë doja. Duke u rritur në xhirime më ndihmoi të mësohesha shpejt”.

Songyl” në një rrëfim të rrallë nga thashethemet që janë thënë për ...

Çfarë vendi zë në jetën tënde seriali “Lule të vetmuara?

“Përpara se të luaja në “Lule të vetmuara”, kam marrë pjesë në seriale ku punojë 2 ose 3 ditë në javë sepse vazhdoja shkollën. Tek “Lule të vetmuara” kam punuar 5 ditë të javës. Nga ky serial publiku më njohu më mirë”.

 Aleyna Solaker (Meral) është shprehur se ti “nuk je e afërt më të gjithë, por vetëm me njerëzit e tu më të dashur”. Është e vërtetë kjo?

“Aleyna më njeh mirë. Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm për mua. Unë i hap derën vetëm njerëzve që kanë sinqeritet dhe mund t’i besoj”.

Çfarë të bën me nerva dhe çfarë të bën të lumtur?

“Më bëjnë me nerva gënjeshtrat, padrejtësitë dhe njerëzit me dy fytyra. Më bëjnë të lumtur surprizat dhe kur shoh njerëzit e mi të dashur të lumtur”.

Songyl” në një rrëfim të rrallë nga thashethemet që janë thënë për ...

Çfarë ke të ngjashme me rolin tënd në serial?

“Dhembshurinë, dashurinë, sakrificën dhe modestinë”.

Kanë ndikuar tek ty skenat prekëse në serial?

“Sigurisht, kam kaluar momente të vështira. Jeta e rolit që luaj është shumë e vështirë. Songyl është rritur në jetìmore, ka patur situata tràumàtike që kanë reflektuar në sjelljen e saj. Por ajo mund të qajë dhe të qeshë në të njëjtën kohë. Ajo mund të bërtasë për një moment, por edhe është vajza më mirëkuptuese në botë.

Si u njohe me bashkëshortin tënd?

“Jemi njohur në xhirimet e serialit. Ai punonte mbrapa kamerave.

Si vendosët të martoheshit?

“Nuk e mendoja kurrë se do martohesha. Mustafa hyri në jetën time dhe mendimet e mia ndryshuan. Pas dy muajsh lidhje, ai më propozoi dhe unë thashë po pa e menduar fare”.

Songyl' i 'Lule të Vetmuara' i bën thirrje fansave nga shtëpia e ...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!