Reperi i njohur Lyrical Son ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi rutinën e këtyre ditëve krah të shoqes dhe dy vajzave të tyre.
Për herë të parë ai rrëfeu se bashkëshortja, Gresa, kishte pasur komplikacione gjatë shtatzënisë së dytë dhe mjekët i kishin thënë të abortonte.
“Gjithë doktorët ku shkuam për kontroll, na sugjeruan të abortonte, në kontrollin e fundit mjeku tha që kjo ishte punë e Zotit dhe jo e mjekësisë. Është mrekulli e Zotit që Erika sot është 1 vjeç e katër muaj”, sqaroi ai.
Reperi i njohur rrëfeu edhe si u njoh me bashkëshorten, Gresën.
“Gresën e njoh që kur ishte 14 vjeç. Nuk ishte rastësi pasi ja njihja familjen dhe motrat. Unë besoj në zot. Gjithçka është e shkruar dhe erdhi spontanisht. Gresa u rrit nuk ishte më 14 vjeçare dhe nuk e shihja më si fëmijë, por një femër shumë të bukur të cilën doja t’a bëja për vete,” tregoi ai.