Valbona Kalaj, është një nga infermjeret e cila qëndron në frontin e parë të lùftës në Itali.

Për një kohë të gjatë ajo u shërbeu të prekurve me COVID-19 në Bergamo, por për fat të keq u inféktua edhe vetë.

Por, më në fund ajo ka rezultuar negative dhe tashmë është gati t’i rikthehet punës.Mjekët zgjedhin për të kuruar ata pacientë që janë më mirë ...

“Po e kalova. Ju them të vërtetën unë në fillim nuk jam trembur nga kjo situatë sepse nuk kisha shqetësime të mëdha. Por kur tamponët filluan të përsëriteshin pozitive u tremba. Në realitet kaloi gjithçka mirë.

Unë isha vetëm e izòluar në shtëpi. Me kalimin e ditëve, temperaturën 37 e gjysmë e kam pasur ndonjëherë, nuk ndjeja edhe shijen e ushqimeve që haja. Doktoresha më këshilloi që të vazhdoja një antibiotik, pas datës 16 mjekët që më bënë tamponin e dytë më këshilluan të kontrolloja edhe mushkëritë”, tha ajo.

Më tej Valbona shton se është shumë e lumtur që është shëruar dhe se ditën e nesërme do të rikthehet në punë.Gruaja e përcolli burrin me koronavirus tek autoambulanca pastaj ...

“Tani jam mirë. Kënaqësia ime më e madhe ishte ti njoftoja të gjithë të afërmit e mi. Periudha e karantinës i kam zbatuar rregullat, në shtëpinë time kam qëndruar e izòluar. Mami dhe vajza merreshin me punët e shtëpisë. 14 ditë kanë qëndruar edhe ato të izòluara. Pastaj vajza dhe mami kanë pasur të drejtë të dilnin. Në momentin që shkoja për të bërë tampone, isha vetëm spital-shtëpi”, u shpreh ajo.

Infermierja tregon se gjëja e parë që ka bërë pasi doli negative, përqafoi vajzën, pasi shumë ditësh.U sherua nga Covid-19, infermierja: Vajza m'u hodh ne qafe | ABC ...

“Situata po përmirësohet. Inféktimi nuk është si në fillim. Është një situatë që nuk do të thotë të ulim kujdesim, sepse është akoma e nxehtë. Por situata është nën kontroll. Kur dola impakti i parë ka qenë ajo kënaqësia e madhe për të bërë pazarin unë. Nuk jam mësuar të rri e mbyllur brenda. Ideja që do shkoj nesër në punë më gëzon.

Ne si komb e kemi imunitetin të fortë. Unë nuk kam frìkë. Mezor pres momentin që nesër të shkoj në punë. Gjëja e parë që kam bërë kur erdha në shtëpi, vajza mu hodh në qafë, mami më në fund do të të përqafoj. Më ka munguar ai përqafimi i saj shumë”, tha Valbona.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!