Ronela Hajati bën deklaratën e çuditshme: Do bëj që t’ju lerë gruaja me sekonda

Këngëtarja Ronela Hajati njihet gjithmonë për natyrën e saj gazmore dhe shpesh herë e shohim aktive në rrjetet sociale ku poston vazhdimisht foto e video të ndryshme.

Këtë herë këngëtarja poston në instagram një foto të cilën e shoqëron me një mesazh të çuditshëm, por sigurisht mjaft humoristik.10 things you probably did not know about Ronela Hajatin

Ajo ka dashur të paraprijë komentet negative të ndjekësve të saj ndërsa shkruan: ” Jam shumë e mirë e di.. dhe ju lutem komentet me hormone kursejini se do i heq ose do bëj ndonjë replikë që do ju lerë gruaja me sekonda (kjo nuk do të thotë që tani duhet të më sfidoni sepse në të vërtetë nuk ka terezi t’ju kthej përgjigje flm)”.

Duket se kjo deklaratë e këngëtares e bërë me humor ka shkaktuar të qeshura mes ndjekësve të saj, ku ka edhe nga ata që i lutem këngëtares ti kthejë përgjigje pa le ti lëjë gruaja.