Fqinjët në fermën e marrë me qira nga Rita Ora, 241 km larg vendbanimit të saj në Londër, janë tërbuar me sjelljen e këngëtares dhe miqve të saj!

Këngëtarja, 29 vjeç, thuhet se po qëndron me pesë miq në zonën rurale në jug-perëndim të Anglisë, në një udhëtim të rezervuar para se pandemia e koronavìrusit të mbërthente vendin.

Rita dhe miqtë thuhet se po punojnë për albumin e ri të këngëtares, por sjelljet e tyre i kanë shqetësuar fqinjët.

Rita Ora - Wikipedia

Ata e kanë të ndaluar të bëjnë shëtije afër fermës së saj në zonën ku shëtitjet publike janë të lejuara, madje thonë se janë ndjekur edhe me dron.

Gjithashtu fqinjët pohuan se Rita me grupin e saj kishin hyrë në një pronë private duke shkrepur foto, dhe kjo ka sjellë zemërim të pronarit, i cili u ka bërtitur për cënim të pronës së tij.

“Ajo duhet të respektojë rregullat dhe të qëndrojë në Londër”, ka thënë një ndër banorët e zonës.

Rita Ora duke u dhënë dhurata fëmijëve në Kosovë, publikohen ...

Ylli i muzikës mbërriti në fermë më 21 mars para se kryeministri Boris Johnson të izòlonte vendin për të zgjidhur krizën e koronavìrusit, raporton The Sun.

Megjithatë, pavarësisht pretendimeve, një mikeshë e këngëtares ka thënë se Rita e ka marrë shumë seriozisht karantinimin dhe është izòluar duke mos mundur dot të udhëtojë në shtëpinë e saj.

https://www.instagram.com/p/B-_-N4gDI4g/

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!