Reperi G Bani ka folur për herë të parë lidhur me jetën e tij private.
Gjatë një interviste për emisionin “Glamour” në “Rtv Ora News”, reperi e pranoi se është në një lidhje prej një viti dhe se vajza që i ka rrémbyer zemrën është nga Mirdita.
Vajza nuk është e njohur për publikun dhe se tek ajo e ka tërhequr veçanërisht bukuria e cila është e para gjë që ai shikon tek një femër, shkruan Arkiva News.
Ai tregon gjithashtu se vajza me të cilën ai është lidhur ja ka rrémbyer zemrën si dhe me bukurinë e saj, ashtu edhe me përkujdesin që tregon ndaj tij.
Reperi ka pranuar ndërkaq se ka qenë i lidhur edhe me vajza të showbizit madje shumë të njohura, por ka preferuar të mos japë detaje.